Gjakova
Shkronjat

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, anëtarë dhe simpatizantë të këtij subjekti politik të degës në Gjakovë kanë shënuar 19 vjetorin e themelimit.

I pari që iu drejtua të pranishmëve ishte kryetari i parë i degës në Gjakovë, Mazllum Kumnova i cili rikujtoi momente se si është themeluar AAK-ja në këtë komunë.

Ndërsa nënkryetari i AAK-së tash ministër i infrastrukturës Pal Lekaj tha AAK në krye me Ramush Haradinaj ka rritur suksese të vazhdueshme.

I pranishëm në këtë përvjetor ishte edhe kryetari i AAK-së dhe njëherit kryeministrti i Kosovës Ramush Haradinaj. Mirëpo mungesa energjisë elektrike në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, ia pamundësoj atij që t’iu drejtohej të pranishmëve. Megjithëkëtë për Tv Syri Vision, Haradinaj ka potencuar se Gjakova cilësohet si bastion i AAK-së.

Në anën tjetër kryetari i degës së AAK-së në Gjakovë tash kryetar i kësaj komune, Ardian Gjini duke folur për rëndësinë e AAK-së, tha se nuk ka asnjë dilemë që ky subjekt për 12 vite ka dominuar në skenën politike në Gjakovë.

Krejt në fund u faklënderuan të gjithë ata që kanë besuar në këtë parti për gjithë këto vite./TV Syri Vision/