Gjakova
Shkronjat

Në pasditen e sotme banorët e rajonit të hasit, konkretisht të fshatit Lipovec kanë pritur për vizitë kryetarin e komunës së Gjakovës Ardian Gjinin dhe bashkëpunëtorët tjerë komunal.

Kjo vizitë u bë për faktin se filluan punimet për asfaltimin e rrugëve të disa lagjeve të këtij fshati.Gjatësia totale e këtyre projekteve infrastrukturore është 1.5 km dhe vlera e investimit rreth 130 mijë euro. Me këtë rast i pari i komunës përpos që uroj banorët e këtushëm për fillimin e punimeve, bëri thirrje edhe që qytetarët të kenë durim edhe për dy muaj për punimet infrastrukturore që po bëhen brenda dhe jashtë qytetit sepse jetëgjatësia e tyre është shumëvjeqare.

Ndërsa banorët e Lipovecit u shprehën të lumtur që filluan punimet për shkak se këto rrugë iu kanë sjellur atyre vështirësi në qarkullim,  sidomos gjatë stinëve të vjeshtës dhe dimrit.

Sipas punëkryesit këto projekte priten të realizohen brenda 70 ditë pune. Përveq bukurisë natyrore që ka kjo zonë e hasit tashmë banorët do të kenë edhe një infrastrukturë më të mirë./TV Syri Vision/