Gjakova
Shkronjat

Në njëzet vjetorin e rënies së dëshmorit Rexhep Tafa u bënë homazhe dhe u vendosen kurora me lule pranë varrit të dëshmorit në fshatin Bec. Në nderim të vepres heroike të tij u mbajt edhe një akademi pëkujtimore me ç’rast dëshmorit Tafa iu bë edhe dekretimi me titullin “Hero i Kosovës”.

Në njëzet vjetorin e rënies së dëshmorit Rexhep Tafa, familjarë miq e bashkëluftëtarë u mblodhën në fshatin Bec për të nderuar veprën e tij heroike. Fillimisht kryetari i komunës Ardian Gjini , përfaqësues të OVL-UÇK-së, përfaqësues të subjekteve politike bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit të dëshmorit Rexhep Tafa.  Në nderim të veprës së tij sublime u mbajt edhe akademi përkujtimore. Pikërisht në ditën kur edhe ra në fushën e nderit, me vendim të presidentit të Republikës së Kosovës, dëshmori Rexhep Tafa u dekorua me urdhërin “Hero i Kosovës”.Në emër të Prsidentit ndarjen e dekoratës e bëri kryetari i komunës Ardian Gjini, nënkryetari Ramadan Hoti, këshilltari komunal Muharrem Musa ndërsa u pranua nga nëna dhe vëllau i heroit.

Në anën tjetër përfaqësuesit nga niveli lokal dhe ai qëndror thanë se jemi të nderuar për vlerësimin që po u bëhet djemve tanë që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Në emër të bashkëluftërarëve foli kryetari i OVL-UÇK-së dega në Gjakovë Sadri Hoxha.

Kurse në emër të fshatit Bec foli kryetari i kësaj bashkësie lokale dhe njëherit këshilltari komunal Muharrem Musa.

Të gjithë të pranishmit patën mundësinë të shohin edhe një dokumentar përmes të cilit u prezantua historiku i fshatit Bec në kohëra të ndryshme si dhe një pjesë iu kushtua dhe luftës së lavdishme të heroit Rexhep Tafa. Në këtë akademi u përcoll dhe mesazhi se çdoherë duhet kujtuar sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve sepse ata do të jenë gjithmonë frymëzim i përditshëm që ta ruajmë lirinë për të cilën dhanë jetën./TV Syri Vision/