Gjakova
Shkronjat

Afër 280 nxënës të shkollave të komunës së Gjakovës të cilët janë të lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës u bënë pjesë e aktivitetit për shënimin e “Ditës Olimpike 2019”.

Stratin e vrapimit e filluan në rrugën Tirana apo tranzit deri tek pallati i kulturës “Asim Vokshi”, në një shteg të gjatë prej 500 metrash.  E gjithë kjo u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me drejtorinë e arsimit dhe drejtorinë e kulturës rinisë dhe sportit të komunës së Gjakovës. Vrapimi simbolik, përveç shënimit të kësaj date me karakter ndërkombëtar, është edhe një shtytje për fëmijët të angazhohen për një jetë më aktive dhe më të shëndetshme u tha me këtë rast.

Në fund të grarës u ndanë edhe medalje për garuesit e vegjël në dy kategori, për djemtë dhe vajzat.Vendin e tretë në kategorinë e vajzave e fitoj Elisa Syla shkolla “Luigj Gurakuqi” Korenicë, vendin e dytë Elsa Hajdaraj shkolla “Dëshmorët e Dushkajës” Bardhaniq, dhe vëndin e parë  e fitoi Arlinda Isufi nga shkolla “Bajram Sadriu” Berjahë. Ndërsa në kategorinë e djemëve vendin e tretë e fitoj Arlind Deda  shkolla “Zef Lush Marku” Brekoc, vendin e dytë Ardian Ramaj shkolla “Dëshmorët e Kombit “Shqiponjë, Kurse vendin e parë e fitoj Ermal Delija shkolla “Dëshmorët e Dushkajës” Bardhaniq. Nxënësit u shprehën të lumtur që arritën të dalin fitues.

Pjesë e ditës Olipike sot janë bërë rreth 15 mijë të Pavarësisë të cilët pushtuan 25 sheshe dhe stadiume në qytetet e Kosovës./TV Syri Vision/