Gjakova
Shkronjat

Në mesditen e sotme kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka qëndruar për vizitë në fshatin Kusar. Me c’rast u prit nga banorët e kësaj ane. Qëllimi i kësaj vizite ishte fillimi i punimeve për ndërtimin e shtigjeve që qojnë tek kompleksi i shpellave në Kusar.

Ky projekt Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik do ti kushtojë mbi 24 mijë euro. Të prirë nga banorët, kryetari së bashku me bashkëpunëtorët tjerë komunal vazhduan rrugën drejt shtigjeve në të cilat do të punohet dhe ndaluan tek njëra shpellë e këtij fshati të cilën banorët e quajnë shpella e Qirave. Sipas kryetarit Gjini tashmë ky vend do të jetë një në zonë atraktive e turistike  për të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës.

Banorët të cilët krenohen me këto shpella thonë se po ka shumë të interesuar që duan ti vizitojnë por që nuk dinë të orientohen. Pashk Domgjoni është njëri nga banorët i cili na rrëfeu  histori për këtë shpellë të paktën aq sa edhe atij ia kanë rrëfyer të  parët.

Përveq shpellës së Qirave pak minuta më larg pasi të kalosh nëpër shkurre ndodhet edhe shpella  e Pëllumbave. Ajo që e bënë të veqantë këtë shpellë është ky burim nëntoksor i ujit të pastër i cili nga këtu depërton nën shpellë  dhe shpërfaqet në të dalë të fshatit afër dy kilometra më poshtë.Një tjetër bukuri që të mahnit e të fal relaks .Pak njerëz pos banorëve e njohin këtë bukuri.Vetëm 9 kilometra e ndajnë fshatin Kusar nga qyteti i Gjakovës.Ky fshat shtrihet rrëzë maleve të Pashtrtikut. Veqanti e kësaj ane janë edhe shpellat të cilat ende nuk janë eksploruar. Të gjithë ata që e vizitojnë këtë vend mund të shijojnë një natyrë ta jashtëzakonshme./TV Syri Vision/