Gjakova
Shkronjat

Vëllaznimi për herë të dytë në dy edicione radhazi nuk ka arritur të fitojë ndeshjen e barazhit për të kaluar në Superligë. Këtë herë gjakovarët janë mposhtur nga Trepça’89 me rezultat 4:2.

Pas kësaj ndeshje, presidenti i klubit gjakovar, Agim Cana ka reaguar. Përmes një interviste për tlevizionin Syri Vision Cana foli rreth siç thotë ai, padrejtësive që iu bënë skuadrës së tij nga gjyqtarët e takimit e shumë çka tjetër.

Por pavarësisht kësaj presidenti i Vëllaznimit trgoj se cilat janë planet për të vazhduar më tutje.

Ndër të tjera Cana theksoj se kjo javë do të jetë vendimtare për Vëllaznimin. Pritet të mirren vendime të cilat janë në të mirë të klubit dhe futbollit gjakovar në përgjithësi.