Gjakova
Shkronjat

Nga 13 qershori të gjithë futbolldashësit e moshës 7-16 vjet të komunës së Gjakovës do ta kenë mundësinë të bëhen pjesë e akadamisë së futbollit “Naim Kryeziu” e cila do të hapet në kuadër të klubit futbollistik Vëllaznimi.Po në këtë ditë do të bëhte edhe hapja solemne e terrenit sportiv në Shkugëz.

Klubi i futbollit Vëllaznimi ka njoftuar se nga data 13 qershor do të fillojë punën akademia e klubit. Skuadra gjakovare nga java tjetër, do të funksionalizojë akademinë e cila do të quhet ‘Naim Kryeziu’. Pjesë e saj do të jenë trajnerë të mirënjohur të qytetit tonë ku udhëheqjen e tyre në mënyrë profesionale do ta bëjë kryetrajneri Blerim Mula. Po në këtë ditë do të bëhet edhe hapja solemne e terenit sportiv me barë sintetik i cili gjindet në Shkugëz, në vendin ku edhe pritet të zhvillohen stërvitjet e akademisë.

Mula tha se kushtet për stërvitje do të jenë optimale duke filluar nga rekuizitat profesionale, paisjet përcellëse për zhvillimin e stervitjes e shumë risi tjera.

Hapjen e akademisë e ka përshëndetur edhe Lorik Cana, i cili përmes një video iu është drejtuar tifozëve të Vëllaznimit, duke e konsideruar këtë sukses historik.

Pjesë e  kësaj akademie mund të bëhen të gjithë futbolldashësit e moshës 7-16 vjet të qytetit të Gjakovës./TV Syri Vision/