Gjakova
Shkronjat

Në ambientet e Çarshisë së vjetër, pikërisht tek kulla e Abdullah Pashë Drenit u ekspozuan ushqime të ndryshme e veshje tradicionale, pastaj punime inovative dhe oferta turistike, të cilat shënuan edhe hapjen e sezonit turistik 2019 “Gjakova Turistike”.

E gjithë kjo u organizua për herë të parë nën kujdesin e organizatës ProCult në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, gjegjësisht Drejtorinë e Zhvilimit Ekonomik. Për të parë nga afër secilin prej këndëve të ekspozuara erdhi kryetari i komunës Ardian Gjini  i cili tha se Gjakova ka se cka të promovojë dhe këtë nismë duhet ta zgjerojmë vit pas viti.

 

”Gjakova turistike” u karakterizua me program të ndryshëm si valle popullore nga nxënës të shkollës fillore “Emin Duraku”, duke vazhduar me xhiro te bicikletave nga “Jakova Cycling”. Pastaj aktivitete muzikore nga nxënësit e shkollës “Prenk Jakova”, me kënde të vizatimit nga talentet e shkollës së mesme teknike “Nexhmedin Nixha”  si dhe këndet e reciklimit e të ideve innovative nga Bonevet. E veqantë e  këtij panairi ishte edhe këndi i artizanateve , ku qytetarët patën mundësinë të shohin nga afër punime të ndryshme të artzanëve gjakovarë.

Kalimtarët e rastit dhe gjithë të pranishmit patën mundësinë të shijojnë edhe ushqimet nga tryeza tradicionale.

Gjatë sezonit veror pritet të ketë organizime të ndryshme të cilat do të promovojnë turizmin në Gjakovë.Vlen të theksohet se numri i turistëve në komunën e Gjakovës ka shënuar rritje vitin e fundit, nga 10 mijë sa kanë qenë është shtuar në 16 mijë të tillë. Ky numër në rritje është si rezultat i një mikpritjeje të ngrohtë gjakovare dhe ofertave turistike të favorshme, u tha me këtë rast./TV Syri Vision/