Gjakova
Shkronjat

Në një atmosferë fantastike dhe shumë emocionuese në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Liburni ka siguruar titullin kampion për këtë vit dhe titullin e katërt në histori të klubit që nga viti i themelimit.

Pas fitores në ndeshjen e parë të finales në Gjakovë, klubi i futsallit Liburn e ka fituar edhe ndeshjen e dytë të serisë ndaj Prishtinës në kryeqytet, për ta siguruar kështu titullin kampion për sezonin 2018/2019 .Ndeshja në mes të dy skuadrave kaloj me luftë mjaftë të fortë. Pjesa e parë e lojës u mbyll me rezultat 1-1, ndërsa koha e rregullt e ndeshjes përfundoj me rezultat të barabartë 3-3, me ç’ rast fituesi u detyrua të përcaktohej përmes kohës shtesë. E në kohën shtesë më e përqëndruar në lojë dhe më luftarake u tregua skuadra gjakovare e cila shënoj tri herë dhe duelin e mbylli me fitore bindëse 3-6, për t’u shpallur kështu kampione e Kosovës. Ata që shënuan golat e arta për Liburnin ishin: Ramadan Alaj me hetrik, autogol, pastaj një golë Halim Selmanaj dhe supergolë shënoj portjeri Alfred Prenqi.Me këtë rast kryesia e Liburnit falënderon të gjithë tifozët gjakovarë që ishin në përkrahje të klubit në të gjitha ndeshjet e zhvilluara. Me një vit mund dhe sakrificë, një vit dashuri e madhe për klubin, një vit lojë me zemër e përmbyllim kështu vitin në mënyrën më të mirë të mundshme me Kupën e Kosovës dhe me titullin e Superligës. Dashuria e lojtarëve dhe e stafit për klubin e solli titullin e këtij viti, i cili është shumë i vlefshëm dhe na dhuron mundësinë për ta përfaqësuar Gjakovën dhe Kosovën në Evropë, kanë thënë mes tjerash kryesia dhe stafi i trajnerëve. Përndryshe kjo është hera e katërt me radhë që klubi gjakovar shpallet kampion që nga viti i themelimit. Si zakonisht kampioni i Kosovës në futsall sezonin që vjen e përfaqëson Kosovën në gara evropiane, gara të cilat Liburni ka marrë pjesë edhe dy vite më parë./TV Syri Vision/