Gjakova
Shkronjat

Klubi i volejbollit Vëllaznimi ka arritur të fitoj titullin e kampionit në konkurencën e meshkujve me grupmoshën U16. Lufta kryesore për titull u zhvillua ndërmjet tri skuadrave: Vëllaznimit, AS Vushtrrisë dhe Prishtinës. Volejbollistët e Vëllaznimit arritën që për një vit sa edhe janë bërë pjesë e klubit të sjellin kupën e kampionit në Gjakovë. 

Ky është momenti i gëzimit të klubit të volejbollit Vëllaznimi, me rastin e fitores së titullit të parë të Kampionit me grupmoshën U16 në konkurecën e meshkujve. Lufta kryesore për titull u zhvillua në pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ndërmjet tri skuadrave: Vëllaznimit, AS Vushtrrisë dhe Prishtinës. Në kuadër të fazës finale janë zhvilluar tri xhiro dhe Vëllaznimi ka treguar këto rezultate: në xhiron e parë Vëllaznimi mposhti AS Vushtrria me rezultat 2:0, pastaj në xhiron e dytë  Vëllaznimi pësoj humbje nga Prishtina me rezultat 2:1, ndersa në xhiron e tretë Vëllaznimi arriti të mposht Lubotenin me rezultat 2:0. Kjo fitore ishte e vlefshme për djelmoshat gjakovar për faktin se këta djem arritën që për një vit sa edhe janë pjesë e Vëllaznimit përmes angazhimit tyre maksimal të tregojnë këtë sukses.Me këtë rast kryetari  njëherit edhe trajneri i klubit Blend Haxhikadrija tha se ky është titulli i parë i volejbollit me këtë grupmoshë në Gjakovë dhe shpreson të jetë vetëm një nismë e shum sukseseve që do të përcillen në vazhdim.

Ani pse tashmë janë kampion ata ende vazhdojnë të jenë të përpiktë në stërvitje

Mundi dhe sakrifica e përbashkët e trajnerëve Petrit Shpata dhe Blend Haxhikadrija si dhe përkushtimi i volejbollistëve e sollën këtë titull në Gjakovë. Dhe për këtë të lumtur u shprehën vetë volejbollistët.

 

Djelmoshat gjakovar përkunder sfidave që patën përgjatë periudhës një vjeqare, përmes punës ekipore dhe bashkpunimit morën rezultatin e shumëpritur, titullin e kampionit të Kosovës./TV Syri Vision/