Gjakova
Shkronjat

Në pasditen e sotme ka filluar demolimi i urës në rrugën Gaspër Karaqi apo siç është e njohur ndryshe edhe si ura tek rrethrrotullimi në dalje drejt Prizrenit.I pranishëm me fillimin e këtyre punimeve ishte edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i cili me këtë rast ka kërkuar nga qytetarët që të kenë mirëkuptim për tollovinë që do të krijohet në trafik dhe se finalizimi i këtyre punimeve ka rezultate afatgjata.

Ndërsa sipas punëkryesit punimet në këtë urë pritet të përfundojnë brenda 30 ditësh pune.

Gjatë ditës sotme kryetarin Gjini dhe bashkëpunëtorët komunal e kanë pritur për vizitë banorët e rajonit të Hasit. Më shumë se 2 kilometra rrugë e asfaltuar i janë shtuar sot fshatit Gërçinë.Me këtë rast i pari i komunës ka uruar banorët e këtushëm dhe ka premtuar që gjatë mandatit të tij të përmbushë të gjitha projektet infrastrukturore.

Banorët e kësaj ane thanë se rruga e përuruar sot është një lehtësi e madhe për faktin se këtu janë rreth 170 shtëpi të banueshme. Rruga Gutaj mundëson që nxënësit që frekuentojnë shkollën e fshatit më të mos kenë vështirësi gjatë udhëtimit të tyre sidomos në stinën e vjeshtes dhe dimrit.

Asfaltimi i kësaj rruge kuvendit komunal i ka kushtuar mbi 160 mijë euro. Përveq bukurisë natyrore që ka kjo zonë e hasit tashmë banorët do të kenë edhe një infrastrukturë më të mirë./TV Syri Vision/