Gjakova
Shkronjat

Tashmë gropave në rrugën Fitim Domi në paralagjen e qytetit Dardania do t’iu vije fundi. Kjo për faktin se sot filluan punimet për rregullimin dhe asfaltimin e kësaj rruge .

Për të parë nga afër këto punime dhe për të uruar banorët për fillimin e këtij projekti erdhi kryetari i komunës Ardian Gjini. Me këtë rast Gjini tha se në momentin e finalizimit kjo rrugë përpos që do të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme për banorët, ajo do të ketë rëndësi dhe do të shërbejë edhe si rrugë alternative kur të fillojnë punimet për hyrje-daljet Gjakovë-Deçan-Pejë.

Falënderues për asfaltimin e kësaj rruge u shprehën banorët e lagjës.

Kjo rrugë ka një gjatësi mbi 800 metra dhe kap vlerën e investimit prej 90 mijë euro. Përveq këtij projekti drejtoria e sherbimeve publike është duke punuar edhe në finalizimin e projekteve të tjera infrastrukturore, të cilat janë projekte të qeverisjes komunale në Gjakovë./TV Syri Vision/