Gjakova
Shkronjat

Në kullën e Abdullah Pash Drenit gjegjësisht në muzeun historic në Gjakovë u hap ekspozita e titulluar "Trashegimia në syrin e fëmijëve". Dashamirët e artit patën mundësinë të shohin punime të ndryshme të cilat kryesisht temë të përbashkët kishin objektet të cilat janë trashëgimia kultutore e qytetit të Gjakovës. 

Të gjitha këto punime janë krijuar nga duart e njoma të nxënësve të klasëve të 6-ta dhe 7-ta të këtyre shkollave: Mazllum Këpuska, Zekeria Rexha, Emin Duraku, Yll Morina, Fehmi Agani, Anton Çetta dhe  Zef  Lush Marku. E gjithë kjo u realizua nga organizata Pro Cult në kuadër të implementimit të projektit "Karriera ime në hotileri dhe turizëm" dhe u financua nga ADA, e poashtu gjeti mbështetje edhe nga organizata Syri i vizionit.

Rrahmani tha se qëllimi i kësaj ekspozite është që fëmijët të njihen sa më shumë me trashëgiminë  e qytetit tonë.

Përveq nxënësve pjesë e këtij projekti u bënë edhe të rinjë të tjerë të cilët zgjodhën që në mënyrë vullnetare të japing kontributin e tyre.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 20 qershor duke filuar prej ores 10:00 deri në orën 16:00./TV Syri Vision/