Gjakova
Shkronjat

Sot filluan punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e gjashtë segmenteve rrugore në fshatin Molliq të Gjakovës. Me këtë rast kryetari I komunës Ardian Gjini I shoqëruar nga bashkëpunëtorët erdhën për ta parë nga afër këto punime.

Gjatësia e këtyre rrugëve është 750 metra dhe vlerën e investimit tyre është 50 mijë euro financim ky nga qeverisja komunale.

Falënderues që ky projekt po realizohet u shprehën banorët.

Gjatë ditës sotme kryetarin Gjini dhe bashkëpunëtorët komunal i kanë pritur për vizitë banorët e rajnonit të Hasit. Qëllimi i kësaj vizite ishte se në fshatin Damjan I filluan punimet për ndërtimin e katër segmenteve rrugore. Me këtë rast i pari i komunës ka uruar banorët e këtushëm dhe ka premtuar që gjatë mandatit të tij të përmbushë të gjitha projektet infrastrukturore rrugore.

Ndërtimi i këtyre rrugëve i ka gëzuar banorët e këtij fshati të cilët thanë se ka kohë që po presin një investim të tillë.

Një projekt tjetër që do ti shtohet infrastrukturës së përgjithshme të qytetit të Gjakovës është edhe ndërtimi i rrugës Dol-Kushavec, gjatësia e së cilës është rreth 800 metra. Përveq banorëve në fillimin e këtyre punimeve i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Ardian Gjini.

Për këtë projekt falënderues u shprehën banorët e kësaj ane të cilët thanë se kjo rrugë ka një rëndësi të veqantë sespe bëhet lidhja e fshatërave Dol-Kushavec.

Përmirësimi i infrastrukturës tashmë do t'ia shton hijeshinë bukurisë natyrore që ka kjo zonë./TV Syri Vision/