Gjakova
Shkronjat

Një shoqatë e cila vepron jashtë Kosovës, sot ka sjellë një donacion të vlefshëm për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë në Gjakovë. Kjo është hera e dytë që ky institucion pranon donacion mjete të nevojshme si për personelin ashtu edhe për pacientët. 

Stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Famijare në Gjakovë sot ka pranuar një donacion nga Shoqata Humanitare “Miqtë” e cila ka fokus të ofroj ndihma për Fëmijët e Malit të Zi dhe Kosovës. Bëhet fjalë për mjete të nevojshme për pacientët që marrin shërbime në këtë institucion shëndetësor e poashtu edhe paisje teknologjike siq janë kompjuterët të cilët e lehtësojnë punën e personelit.

Stafi i kësaj qendre në krye me drejtorin Kujtim Zarari janë shprehur falënderues ndaj kësaj shoqate për ndihmën si dhe shpresojnë se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje.

Kjo shoqatë ka për qëllim binjakëzimin e spitaleve dhe qendrave mjekësore të Gjakovës me ato Gjermanisë.

Krejt në fund në shenjë falënderimi për këtë donacion drejtori i QKMF-së ndau mirënjohje në emër të drejtorisë së shëndetësisë dhe mirëqenies sociale për anëtarët e shoqatës “Miqtë”./TV Syri Vision/