Gjakova
Shkronjat

Klubet sportive të peshkimit të personave me aftësi të kufizuara të Kosovës së bashku me anëtarë të shoqatës Handikos dega në Gjakovë u bënë pjesë e “Turneut të sportit të peshkimit”, garë kjo e cila u organizua për herë të parë.

E vendin të cilin e kishin zgjedhur për ta zhvillua këtë aktivitet ishte liqeni i Radoniqit. Secili prej garuesve kishte përzgjedhur terenin për peshkim. Për këtë sport në rastin më të thjeshtë nevojiten  filispanja, grepi dhe ushqimi i grepit, kurse në përgjithësi sot në më të shumtën e rasteve u përdoren kallami i peshkimit, rrotulla e filispanjës si dhe fija e grepit.

Në anën tjetër drejtoresha e shoqatës Handikos në Gjakovë Brilanta Ballata tha se ky aktivitet rekreativ ka për qëllim që personat me aftësi të kufizuara të fitojnë zgjerim të autonomisë, siguri në vetvete dhe ballafaqim të sfidave të përditshme.

Përveq turneut gjatë ditës sotme u zyrtarizua edhe hapja e klubit të peshkatarëve sportiv më aftësi të kufizuara “Qingji i Ujit”. Kryetari i këtij klubi Syrja Shehu na tregoj se në Gjakovë ka shumë entuziastë që preferojnë të mirren me këtë sport dhe se tashmë ky klub synon të jetë pjesë e garave.

Gara e peshkimit zgjati rreth 4 orë dhe të gjithë pjesëmmarrësit përveq që patën mundësi të peshkojnë poashtu ata shijuan edhe bukurinë natyrore që ofron Liqeni i Radoniqit./TV Syri Vision