Gjakova
Shkronjat

Në pasditen e sotme filluan punimet për rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve 7 Gushti, Dedë Lleshi dhe rruga e komunitetit minoritar në fshatin Vraniq të Gjakovës., gjatësia e së cilave është 1250 metra.

Përveq banorëve në fillimin e këtyre punimeve i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Ardian Gjini i cili uroj ata për këtë projekt.

Falënderues për këtë investim u shprehën banorët.

Gjatë ditës sotme një tjetër projekt i cili u inaugurua ishte rruga Korenicë-Ramoc. Gjatësia e këaj rruge të asfaltuar është mbi 5 kilometra dhe kuvendit komunal i ka kushtuar rreth 450 mijë euro.

Komuna e Gjakovës mbetet e përkushtuara në realizimin e projekteve infrastrukturore në interes të qytetarëve të Gjakovës, u tha me këtë rast./TV Syri Vision/