Gjakova
Shkronjat

Në qytetin e Gjakovës sot filloj kampi veror në hendboll I cili është organizuar nga  Federata e Hendbollit të Kosovës në mbështetje të Ministrisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit. Kampi do të mbahet në Palestrën e sporteve ‘Shani Nushi”.

Hapjen e këtij aktiviteti e bëri kryeyari I FHK-së Eugen Saraqini I cili tha se këtu marrin pjesë rreth 80 hendbollistë të rinjë. Në mesin e tyre janë edhe hendbollistët e Kombëtares U19 dhe U17.

Në kamp pjesëmarrës janë edhe hendbollistë dhe hendbolliste që bëjnë karrierë në vende evropiane, ndërsa Federata ju ka bërë thirrje hendbollistëve nga diaspora  të cilët janë për pushime në Kosovë, të marrin pjesë në kamp. 

Pjesë e kampit janë edhe hendbollistët e klubeve nga Kosova në mesin e tyre edhe nga Gjakova.

Fedarata e hendbollit ka angazhuar edhe fizioterapeutët profesional të cilët përkujdesen  për rehabilitimin e cfarëdo lëndimi që mund ta kenë hendbollistët. Përndryshe ky është edicioni i 18-të i kampit tradicional veror për hendbollistë dhe hendbolliste të reja./TV Syri Vision/