Gjakova
Shkronjat

Lokomotiva e Zagrebit do të zbarkojë me një kamp stërvitor disa ditor në Kosovë. Një prej akademive më të suksesshme kroate do të qëndrojë në qytetin e Gjakovës, ku do të përpiqet që t’u jap mundësi të rinjve të tregojnë veten.

Organizatori dhe udhëheqësi I këtij kampi do të jetë ish-futbollisti i përfaqësueses kroate, gjakovari Ardian Kozniku. Me këtë rast koordinatori për Kosovë I këtij kampi Gëzim Daka na tregoj se regjistrimi ka filluar dhe pagesa për pjesëmarrje është 130 euro. Kampi zgjatë 5 ditë dhe fëmijët do ushtrohen dy herë në ditë me trajnerët profesional

Ky kamp është një rast i mirë për të gjithë talentët tanë, me c’rast do t’iu mundësohet dalja në Shtete Evropiane dhe të jenë pjesë e klubeve të futbollit me nam si Klubet Kroate.

Përveq futbollistëve që do të vëzhgohen nga kroatët do jetë edhe një rast i mirë për herë të parë në Kosovë ku kërkohen edhe portierët e grupmoshave të reja.. Është një kamp profesional që përfshinë gjithë Kosovën dhe është një mundësi e mirë për secilin talent të futbollit që të jenë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit. Kampi mbahet nga data 15 korrik e deri me 17 korrik të këtij vitit në fushën sintetike në Gjakovë./TV Syri Vision/