Gjakova
Shkronjat

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, njëherësh kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve ka qëndruar për vizitë në qytetin e Gjakovës. Madje, ai pati një arsye të fortë për këtë vizitë.

Për faktin se sot u bë emërtimi i rrugës Ponoshec-Qafë Morinë me emrin e tij. Amerikanin që njihet si miku i madh i shqiptarëve e pritën shumë qytetarë dhe figura tjera politike si presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini si dhe Rifat Jashari. Ata bashkarisht zbuluan tabelën e cila është vendosur në pikën kufitare Qafë Morinë, dhe që nga sot kjo rrugë mori emrin e kongresmenit Eliot Engel. Në ceremonin përuruese fjalën e morën presidenti I shqipërisë Ilir Meta, Kryetari I Bashkisë Tropojës Besnik Dushaj dhe kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini të cilët mes tjerash thanë se nuk ka forcë në botë që mund ta shuaj miqësinë në mes të popullit shqiptar dhe atij amerikan.

Në anën tjetër Eliot Engel tha se është kënaqësi të jem këtu në mesin e miqve të mi. Është nder që për mua që po e përjetoj edhe këtë moment së bashku me popullin shqiptar.Nga këtu ju them të gjithëve se do të mbetemi gjithmonë miq dhe aleat."Jam shumë I emocionuar që jam në mesin tuaj.Unë kam ardhur me bashkëshorten time Pet e cila ka dëgjuar për Shqipërinë dhe Kosovën dhe sot është nder për neve që të kemi një pritje kaq madhështore.Aleanca me popullin shqiptar dhe amerikan do të iu sjell gjithmonë fat të dy palëve.. Është me të vërtet një nder kur diqkaje I vihet emri yt e sidomos kur je gjall dhe e përjeton është mrekulli e vërtetë. Falënderoj miqtë e mi rrustem gecin dhe Harry Bajraktarin për bashkpunimin që kemi. U them miqve të mi në Washington se ju mund të udhëtoni në cdo vend por askund nuk trajtohesh më mirë sikur nga miqtë shqiptar." tha Engel

Në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin e dhënë kongresmeni amerikan Eliot Engel u nderua nga bashkia e tropojës më titullin  “Qytetar Nderi I Tropojës” Krejt në fund djemt dhe vajzat e kësaj ane luajtën valle tropojane.Kujtojmë se kjo ishte vizita e dytë e kongresmenit amerikan Eliot Engel në Gjakovë./TV Syri Vision