Gjakova
Shkronjat

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Gjakovës kongresisti amerikan Eliot Engel së bashku me stafin e tij të prirë nga kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizituan edhe hapësirën krijuese Bonevet.

Këtu u pritën nga themeluesi I kësaj qendre Vllaznim Xhiha, drejtori ekzekutiv Arbër Lleshi dhe stafi menaxherial. Kongresmeni amerikan u njoftua me punën e cila zhvillohet në Bonevet. Pastaj bashkarisht panë nga afër hapësirën e kësaj qendre inovative. Gjatë kësaj vizite Engel pati mundësinë të informohet edhe për projektet e zhvilluara nga pjesëtarët e kësaj qendre si dhe të njoftohet për aktivitetet që tash së fundi janë duke u mbajtur në Bonevet. Stafi dhe anëtarët e qendrës krijuese “Bonevet” u shprehën falënderues për këtë vizitë, ndërsa Engel u shpreh i kënaqur dhe I impresionuar me punën e të rinjve gjakovarë. Ai uroj që sukseset e tyre të vazhdojnë më tutje./TV Syri Vision