Gjakova
Shkronjat

Kultivimi i pemëve të imëta siq janë mjedra, manaferra dhe aronia në Gjakovë, po sjellë përftime të mira për ata që merren më këtë kulturë bujqësore. Aronia është bimë që rritet në zonat kontinetale dhe ato mesdhetare, ajo I duron të gjitha kushtet e kultivimit.

Frutat e saj piqen relativisht shpejt kur nga e kuqja në fund të gushtit marrin ngjyrë vjollcë apo të zezë. Aronia është e vetërigjenerueshme, çel tre vjet pas mbjelljes, sjell rendiment prej 10-15 kg për një shkurre. Duke e parë që vlera e aronisë po rritet në treg dita e ditës, Xhavit Alija nga fshati Hereq I Gjakovës ka katër vite që mirret me këtë veprimtari. Ai na tregoj se në këtë hapësirë prej 5 hektarë tokë e cila dikur ishte zonë malore tani është kthyer në tokë bujqësore dhe kultivimi I pemëve të imta është fitimprurës për të.

Krahasuar me vitin e kaluar këtë vit pritet të ketë rendiment më shumë. Dhe për këtë  Xhaviti është përkujdesur që kultivimi I këtyre kulturave të jetë me cdo gjë natyrale.

Pasi është një sasi e madhe prej 5 hektarësh është e domosdoshme të mbahet i freskët fruti I pemëve të imta e për këtë ai është përkujdesur ta ketë edhe sistemin e ujitjes pikë-pikë, por për fat të mirë e ka është ujitjen natyrale pra me burimin e ujit nga toka.

Për vjeljen dhe përkujdesjen e këtyre kulturave bujqësore janë të punësuar 4 punëtorë të rregullt. Pork a edhe punëtorë sezonal dhe praktikantë të cilat janë dërguar nga zyra e punësimit në Gjakovë.

 

Familja Alija gjatë tërë ditës përkushtohet maksimalisht në këtë veprimtari, ata thonë se kanë arritur të kenë një standard të mirë jetësor. Xhaviti synon që ta zgjerojë edhe më shumë veprimtarinë e kultivimit të pemëve të imëta dhe pse jo ti plasojë produktet jo vetëm në tregun vendor po edhe atë të jashtëm./TV Syri Vision/