Gjakova
Shkronjat

Adhurues të artit e të filmit mbrëmë u mblodhën në sheshin Ali Podrimja në Gjakovë. Kjo për faktin se pikërisht në këtë vend filloj edicioni I tretë I Parkut Kulturor “Ali Podrimja”. Ideatori I këtij projekti Arbër Lleshi tha se përveq përmbajtjes së programit e veqantë e këtij eidicioni është edhe ambienti I cili është rregulluar nga kuvendi komunal.

Ai tha po e fillojmë kësaj radhe me plot entuziazëm pasi që shumë ngjarje na presin gjatë muajve në vazhdim, po e rinisim rrugëtimin tonë të përbashkët.Dhe kësaj radhe do të ketë nja laramani të programit.

Ky projekt kulturor në vitin e tij të tretë të realizimit, ka hasur në mbështetjen e institucioneve qëndrore dhe lokale. Të pranishëm në hapjen zyrtare ishin kryetari I komunës ë Gjakovës Ardian Gjini dhe zëvendës ministrja për kulturë rini dhe sport Burbuqe Bakija-Deva të cilët thanë se është kënaqësi kur ide të tilla po realizohen nga të rinjët gjakovarë.

 

Ata që u bënë pjesë e këtij aktiviteti thanë se Gjakova tashmë ka një kinema e cila po plotëson nevojat e adhuruesve të filmit.

Të pranishmit patën mundësin të shohin një nga veprat kinematografike më të përsosura të viteve të fundit. "Nëntor i Ftohtë" erdhi në një nga projektimet e para në vend dhe premierë për qytetin e Gjakovës. Me producent Fatmir Spahiu  dhe nën regjinë e Ismet Sijarina. Filmi "Nëntor i Ftohtë" është një tregim për një prej periudhave më domethënëse të popullit tonë. Sipas regjisorit filmi trajton fillm vitete e 90-ta.

Të gjithë filmat të cilat do të shfaqën janë bashkëpunim me Qendrën  Kinematografike e Kosoves dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Parku Kulturor “Ali Podrimja” do të jetë I hapur për të gjithë gjatë këtyre muajve veror./TV Syri Vision/