Gjakova
Shkronjat

Kështu dukej dikur hapësira e bibliotekës së shkollës fillore “Mazllum Këpuska” në Gjakovë.Një vend që nuk plotësonte nevojat e as kërkesat e nxënësve. Por sot kjo hapësirë ka marrë një pamje krejtësisht ndryshe.

Tashmë biblioteka e kësaj shkolle ka ndryshuar rrënjësisht. E gjithë kjo erdhi nga ideja e nxënëses Jonila Batusha e cila bashkë me moshatarët e saj shprehën dëshirën që të rregullojnë hapësirën që për ta është shumë e vlefshme. I lumtur që ideja e nxënësve u realizua u shpreh drejtori I shkollës Arbënor Pozhegu I cili I falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në qfarëdo mënyre.

Përveq përmirësimit të ambientit biblioteka është pasuruar edhe me një numër të kosiderueshëm të ekzemplarëve të librit.

Ai pati edhe një mesazh.

Ajo që të bie në sy është edhe ky mural I cili është krijuar nga profesoresha e artit Aulona Rexha.Përveq hapësirës së këndshme në bibliotekë tashmë nxënësit mund të lexojnë libra nga fusha të ndryshme si ato të zhanrit aventurë, imagjinatë, psikologji e të tjerë.Por këtu mund ti gjejën edhe ekzemparë në gjuhën angleze. Një vend tërheqës jo vetëm për syri por edhe mendjen e nxënësve. Andaj jo më kot thuhet se “Bibliotekat ruajnë energjinë që ushqen imagjinatën”./TV Syri Vision/