Gjakova
Shkronjat

Punimet që janë duke u kryer në parkun qëndror të qytetit si dhe projektet  tjera infrastrukturore nuk janë në favor të qytetarëve të komunës së Gjakovës.Kështu ka vlerësuar partia politike Alternativa. Sipas sekretarit të këtij subjekti Ali Tafarshiku këto projekte janë duke i degraduar hapësirat publike në këtë qytet.

Tafarshiku tha se për këtë Alternativa ka filluar një peticion permes të cilit kërkojnë seancë të jashtëzakonshme në kuvendin komunal.

Në anën tjetër kryetari i komunës Ardian Gjini ka thënë se të gjitha projektet që janë duke u realizuar, qytetit të Gjakovës  i kanë munguar  dhe ka më shumë se tri dekada që nuk ka pasur projekte më të mira.

Gjini i ka sqaruar detajisht disa nga këto projekte.

Ai foli edhe për murosjen e parkut në lagjen Gecë.

Përmes televizionit Syri Vision Gjini apelon tek qytetarët që të kenë mirëkuptim deri në përfundimin e të gjitha projekteve infrastrukturore e që sipas tij shumica prej të cilave priten të realizohen në muajin tetor të këtij viti./TV Syri Vision/