Gjakova
Shkronjat

Punimet nisen në orët e hershme të mëngjesit.Sot filloj ndërtimi i dy shtëpive për dy familje skamnore në lagjen e Gerqarë në qytetin e Gjakovës. Bëhet fjalë për dy vëllezëërit Latif dhe Idriz Halilaj të cilët deri më tani kanë jetuar në kushte të mjerueshme.

Por këtyre dy familje në ndihmë iu doli Petrol Compnay e cila mori përsipër që t’iu ndërtojë shtëpitë. E gjithë kjo erdhi përmes një bisede në mes të kryetarit të kësaj lagje Skender Avdija dhe hoxhës Abdurrahman Bejtullahu të cilët gjetën mbështetjen e plotë nga Petrol Company. Mes gëzimesh dhe emocionesh Latifi tha se është i lumtur që familja e tij dhe e vëllaut Idrizit tashmë siguruan kulm mbi kokë.

Petrol Company muaj më parë ka nisuar kampanjën humanitare “Nga një cent për cdo litër, për ndërtimin e 8-të shtëpive për familjet skamnore”. Dorëzimi i qelësave të këtyre dy shtëpive në Gjakovë pritet të bëhet për festën e Kurban Bajramit kështu tha menaxherja Valentina Mekani

Ajo pati edhe një apel.

Raste të tilla sociale janë të shumta kudo, e gjithë kjo si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike. Mirëpo investimet  kësisoji janë të mirëpritura për secilën familje e cila jeton në gjendje të mjerushme./TV Syri Vision/