Yll Morina Hero i Kosovës

Gjakova
Shkronjat

Yll Morina, është një nga 108 personalitetet që ditë më parë është shpallur me urdhrin Hero i Kosovës, nga presidenti i Republikës së Kosovës,

Hashim Thaci. Presidenti për këto dekorata, u bazua në sakrificën e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, pjesë e të cilës ishte edhe Ylli. Familjarët përshkruajnë momentin kur morrën lajmin se ai është shpallur hero i Kosovës.

E fakti që tashmë babai i saj është shpallur hero edhe zyrtarisht, po e bën krenare vajzën e tij.

Të emocionuar me këtë fakt u shpreh edhe njëri prej atyre që luftuan së bashku me Yll Morinën.

Yll Morina u lind në Gjakovë më 11 gusht të vitit 1972. Ai ishte pjesëtar pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998 -1999. Pas plagosjes në gusht të vitit 1998 ai u tërhoq për tu shëruar por vdiq në spitalin e Novi Sadit më 15 mars të vitit 1999./Tv Syri Vision/