Gjakova
Shkronjat

Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, së bashku me drejtuesit e Lokomotivës nga Zagrebi sot filluan kampin “Gjakova 2019” i cili ka për qëllim të iu mundësojë talentetëve të futbollit të tregojnë veten dhe pse jo të bëhen edhe pjesë e klubeve me nam siç është Lokomotiva.

Pjesë e këtij kampi janë bërë të rinjë që kanë lindur pas vitit 2001 deri në vitin 2005. Ata përgjatë  pesë ditëve sa edhe do të zgjasë kampi do të jenë nën udhëheqjen e trajnerëve kroat dhe shqiptarë.Me këtë rast  ish-futbollisti i përfaqësueses kroate, Ardian Kozniku, tha se jam krenarë që bashkëkombësve të mi po iu mundësojë që të vijnë në provë në Lokomotivë. Ky është një kamp profesional, që i hap dyert talenteve që të provohen në Lokomotiva.

Ndërsa për detajet e kampit na tregoj koordinatori Gëzim Daka.

Se nga këtu do të dalin talent shumë të mirë e thanë edhe vetë trajnerët kroatë.

Pjesë e kampit janë bërë të rinjë nga të gjitha trojet shqiptare. Në mesin e atyre që kanë shprehur dëshirën të vijnë në Gjakovë janë edhe të rinjët që kanë lindur dhe  jetojnë në Kanada, Austri e vende tjera.

 

Kujtojmë se futbollistë të njohur shqiptar kanë qenë pjesë e skuadrës kroate duke përfshirë Eros Grezda, Myrto Uzuni e Lirim Kastrati.Ai talent që ftohet në Zagreb nga Lokomotiva mund të shkojë shumë përpara, duke pasur parasysh çfarë kushte ka klubi kroat. Ky kamp do të zgjasë deri më 19 korrik dhe është një rast i mirë për të gjithë talentët tanë, me c’rast do t’iu mundësohet dalja në Shtete Evropiane dhe të jenë pjesë e klubeve të futbollit me nam si klubet Kroate. Andaj mbetet të shihet se cilët nga talentet do të janë në listën e kroatëve./TV Syri Vision/