Gjakova
Shkronjat

Të vegjël por energjik. Këta janë anëtarët më të ri të klubit të tenisit “Sporek” në Gjakovë të cilët ka dy muaj që kanë filluar të mirren me këtë sport. Ani pse janë fillestar duken që kanë entuziazëm dhe po mundohen ta adaptojnë më shpejtë tenisin i cili të njëjtën kohë llogaritet edhe si rekreacion.

Përgjatë kësaj kohe ata i kanë mësuar disa nga rregullat si: kapjen dhe mbajtjen e reketit , lëvizjet themelore të dores me reket, udhëheqjen e topit , apo dëbimin e topit me reket në vend lart 1-3 minuta me pëllëmbë të dores. Kryetrajneri i klubit Lorik Haxhishabani na tha se klubi Sporek numëron rreth 50 anëtarë aktiv të cilët janë nga mosha 5 deri në 18 vjeqare. Kohët e fundit interesimi I të rinjëve gjakovar për tu marrë me tenis është mjaft I mirë.

Edhe pse të vegjël ata kanë qëllime të mëdha. Dëshira e secilit prej tyre është që në të ardhmen të jenë lojtarë të suksesshëm.

 

E që këta fëmijë të jenë të suksesshëm dhe shumë profesional në këtë sport për stërvitjet e tyre përkujdesen kryetrajneri Lorik Haxhishabani dhe tre trajnerët tjerë Erion Xharavina, Viola Peja dhe Benita Selmanaj. Ka më shumë se 17 vite që Sporek është pjesë e Federatës së Tenisit në Kosovë dhe në mesin e trajnerëve të licencuar ndërkombëtarisht është edhe Loriku.

Përveq pjesëmarrjes në turne të ndryshme si dhe masovizimit të tenisit tek fëmijët, ky klub ka edhe lojtarë cilësor e këtë më së miri e tregojnë rezulatet që ata i kanë arritur përgjatë garave. Vlen të theksohet se Sporek deri më tani ka rrëmbyer 63 kupa dhe 96 medalje./TV Syri Vision/