Gjakova
Shkronjat

Në muajin korrik dhe gusht deri në muajin shtator do të ketë reduktim të rasteve efektive për sa i përket operacioneve kirurgjike që do të bëhen në spitalin e Gjakovës.

Kjo do të thotë se të gjithë ata pacientë të cilët nuk kanë gjendje emergjente dhe kanë nevojë për operacion do të presin deri në muajin shtator përderisa, programi operativ me rastet të cilat nuk mund të presin gjithsesi se do të operohen kështu tha kirurgu Idriz Alija i cili njëherit është edhe shef i repartit kirugjik në spitalin rajonal “Isa Grezda” .

Një arsye tjetër që japin kirurgët është se gjatë muajve korrik dhe gusht numri i personelit mjekësor që shfrytëzojnë pushimet vjetore është i madh, kështu që ndikon edhe në reduktimin e operacioneve.

Cdokund në botë ndërpriten intervenimet efektive, duke marr parasysh që janë temperaturat e larta dhe gjithashtu rritet rreziku i infeksioneve. Por përkundër kësaj në repartin kirurgjik vazhdojnë të realizohen operacione nga më të ndryshmet.

Këtu trajtohen sëmundje të ndryshme duke filluar nga operacionet e thjeshta e deri tek ato më të kompikuara. Stafi mjekësor është I përbërë prej 6 kirurgëve të përgjitshëm, 2 kirurg pediatrik dhe 1 kirurg plastik të cilët realizojnë operacionet./TV Syri Vision