Gjakova
Shkronjat

Udhëheqës të muzeve nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, u bënë pjesë e simpoziumit shkencor "Muzetë dhe sfidat ndaj shoqërisë"  i cili u mbajt në Muzeun Etnografik të Gjakovës. Iniciatorja e këtij simpoziumi ishte ekspertja e muzeologjisë nga Shqipëria Dorina Xheraj – Subashi.

Gjatë diskutimit u theksuan aspekte të ndryshme të muzeologjisë si marrëdhënia dhe ndikimii muzeve me shoqërinë, vizitorët, gjithëpërfshirja e komunikimi muzeal.

Ajo theksoj edhe disa nga sfidat me të cilat përballen muzetë.

Në anën tjetër drejtori i muzeut etnografik të Gjakovës, Besmir Hasi tha se përpjekjet e muzeut janë që përveq zgjerimit të aktiviteteve poashtu të ketë sa më shumë vizitorë në veqanti studentë, pasiqë potencialet janë të shumta.

Ky takim u cilësua mjaft frytdhënës për faktin se u fold he për mundësitë e bashkëpunimit ndër-muzeal si dhe zhvillimin e muzeve karshi kërkesave të vizitorëve vendor e edhe atyre të huaj, për të paraqitur sa më mirë historinë dhe traditën mjaft të pasur të popullit shqiptar. Dihet se muzeu jo vetëm që grumbullon, ruan, dokumenton, hulumton dhe ekspozon por ka rol edhe në edukim dhe studim u tha me këtë rast./TV Syri Vision/