Gjakova
Shkronjat

Është vënë gurthemeli për ndërtimin e “Sallës së Edukatës Fizike” në fshatin Rogovë të Hasit. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet lokale të Gjakovës ,përfaqësues nga niveli qëndror, si dhe banorë të kësaj ane.

Ministri i arsimit shkencës dhe teknologjisë Shyqyri Bytyqi së bashku me përfaqësues nga niveli qëndror dhe përfaqësues nga niveli lokal vizituan shkollën fillore “Haxhi Hoti” në Rogovë të Hasit. Kjo vizitë u bë për faktin se sot u bë vendosja e gurthemelit për ndërtimin e sallës së educates fizike. Bashkë me zyrtarët shtetëror, në vënien e këtij gurthemeli mori pjesë edhe nëna e dëshmorit Haxhi Hoti, emrin e të cilit me krenari e mban kjo shkollë. Në ceremoninë e vënies së këtij gurthemeli nga zyrtarët shtetëror u tha se jetësimi i këtij projekti është i mëse i nevojshëm për faktin se nxënësit meritojnë që të kenë kushte sa më të mira, që të përjetojnë standarde si gjithë të rinjtë tjerë.

Ndërtimi i sallës së edukatës fizike u vlerësuar si një investim i qëlluar dhe shumë i domosdoshëm për nevojat e nxënësve rogovas.

Në anën tjetër edhe zëvendës ministri i MASHT-it Arton Berisha uroj nxënësit për sallën sportive. Ndërsa falënderues për ndërtimin e këtij objekti u shpreh drejtori i shkollës Musa Shala.

Vlera e investimit të këtij projekti është rreth 300 mijë euro dhe ne si ministri e arsimit zotohemi që të vëmë sa më shumë gurëthemele të shkollave dhe sallave të reja me standarde perëndimore u tha me këtë rast./TV Syri Vision/