Gjakova
Shkronjat

Një muaj më parë u bë hapja zyrtare e zyrës së avancuar të prokurimit në kuvendit komunal të Gjakovës, donacion ky nga USAID-i. Shefi i kësaj zyre Faton Gutaj na tregoj se ky projekt përveq që ka përmirësuar kushtet e punës poashtu ka ndikuar edhe më shumë në avancimin e transparencës, llogaridhënies dhe efektivitetit.

Pjesë e këtij donacion kanë qenë paisje të ndryshme të teknologjisë, në mesin e tyre edhe dy monitor të cilët iu mundësojnë komisioneve të vlerësimit si dhe të gjithë operatorëve ekonomik të shohin cdo projekt apo tender që publikohet online në E-prokurim.

E veqantë e zyrës së prokurimit është edhe arkiva. Tashmë cdo document është i renditur sipas viteve e kjo ka bërë që puna dhe qasja të jetë më e lehtë. Por përveq kësaj sistemi i ri ka bërë që edhe sigura e këtyre dokumenteve të jetë më e lartë.

Gutaj tha se këtë vit ka pasur një rritje enorme në prokurim por falë donacionit nga USAID-i është arritur që planifikimi të realizohet 68% ndërsa transparenca të jetë 100% si dhe siguria e dosjeve dhe tenderëve gjatë hapjes të jetë në nivel të lartë të sigurisë dhe transparencës. Përkundër punës voluminoze në këtë sektor punojnë 5 zyrtarë ligjor të cilët kanë prioritet transparencën dhe llogaridhënien, theksoj ndër të tjera shefi i këtij dikasteri ./TV Syri Vision/