Gjakova
Shkronjat

Qyteti i Gjakovës  u bë nikoqir i festivalit më interesant, atë të mishit, i quajtur Mish-Mish Festival. Të shumtë ishin qytetarët të cilët u mblodhën në sheshin që njihet “Pazari i vjetër”.

Kjo mbrëmje që zgjati deri në orët e mëngjesit u gërshetua me një atmosferë miqësore, argëtuese dhe mbi të gjitha me muzikë të përzgjedhur. Në këtë festival performuan emra të njohur të skenës shqiptare si Valon Shehu, Alekasndër Gjoka, Anxhela Peristeri, Offchestra, Endri & Stefi, dhe Nezafete Shala. Të rinjë e familjarë nën shoqërinë e muzikës së mirë live shijuan një natë vere ndryshe. Pjesë e këtij festivali ishin prodhuesit vendorë të mishit të cilët patën mundësinë të promovojnë produktet e tyre nga mishi me ç’rast të gjithë të pranishmit i shijuan.

Ata që e mirëpritën këtë festival ishin qytetarët të cilët thanë se kanë ardhur për të kaluar një mbrëmje të mrekullueshme dhe një vikend nën shoqërinë e miqve të tyre.

Përveq performancën së tij këngëtari gjakovar Valon Shehui i cili është edhe organizatori kryesor premtoj se ky festival do të jetë tradicional dhe në secilin vit do të ketë argëtim pafund me këngë, valle e hare të shoqëruar me lloje të ndryshme të mishit dhe pije.

Në këtë mbrëmje të pranishëm ishin jo vetëm qytetarë që kaluan rininë me këngët e Aleksandër Gjokës por edhe mosha më të reja të cilët u argëtuan deri në orët e vona. Se qyteti i Gjakovës ka një kulturë dhe traditë të muzikës shqiptare e thanë edhe vetë këngëtarët.

Ky festival i dha një tjetër pamje qytetit të Gjakovës e poashtu atmosfera që mbretëroj këtu tregoj se festivali i mishit ishte mbrëmja kulminante e kësaj vere ./TV Syri Vision