Gjakova
Shkronjat

Sot në qytetin e Gjakovës është mbajtur protest paqësore për lirimin e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, i cili është arrestuar në Maqedoninë Veriore.

Në këtë protestë të organizuar nga OVL-UÇKdega në Gjakovë morrën pjesë qytetarë të shumtë, familjarë e bashkëluftëtarë të Tomorr-it, përfaqësues nga niveli lokal dhe qëndror. Është e pakuptimtë që ende njëzet vite pas lufte, ata që kanë kryer krime kërkojnë të na dënojnë. Tomorrin e duam sa më shpejtë në mesin tonë, në familjen e tij e mes miqëve tha kryetari Gjini i cili gjithashtu theksoj që kryeministri i vendit ka zhvilluar biseda me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut.

Bashkëluftëtarët dhe familjarët e Tomorit kërkuan nga insitucionet të reagojnë dhe të behët  lirimi i menjëhershëm I tij.

 

Kujtomë se Tomorr Morina është ndaluar nga autoritetet e Maqedonisë Veriore në kufirin e Bllacës me 24 korrik. Ky ndalim është bërë në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia.