Gjakova
Shkronjat

Aktualisht klubi i futbollit Vëllaznimi po ballafaqohet me probleme të shumta, njëri prej të cilëve është ai financiar. Në një situatë të tillë, bukfalisht çdo euro në buxhetin e klubit është shumë i mirëseardhur. “Kotribuo edhe ti për Vëllaznimin për vetëm 2 euro” kjo është iniciativa e radhës që ka marrë kryesia e klubit për të cilën na tregoj vetë menaxheri Besnik Gojani.

Por pavarësisht krizës që po e përjeton klubi, futbollistët nën udhëheqjen e kryetrajnerit Ekrem Radoniqi dhe trajnerëve Haxhi Kurhasku dhe Luan Tabaku po vazhdojnë stërvitjet e tyre për ndeshjet në vijim. Dihet se ata po japing kontributin e tyre pa asnjë përfitim personal por vetëm e vetëm që të mbrojnë fanelën kuq e zi.

E ata që po e përkrahin këtë iniciativë janë tifozët e Vëllaznimit të cilët ndër vite i kanë qendruar besnik e edhe në këto kohëra të vështira janë të gatshëm të mbështesin klubin e tyre të zemrës.

Biletat e ndeshjes ndërmjet KF Vëllaznimi-KF Istogu nga sot kanë filluar të shiten dhe qmimi për një biletë është 2 euro. Klubi gjakovar shpreson që do të gjejë mbështetje tek secili qytetarë dhe sportdashës. Andaj një ndihmë sado e vogël të jetë për Vëllaznimin do të thotë shumë.Kjo për faktin se historia e fanellës kuq e zi nuk meriton të shuhet./TV Syri Vision/