Gjakova
Shkronjat

Të mësuarit nuk është beteja e vetme për nxënësit në shkollë. Dhuna dhe reagimet ndaj saj janë shqetësimi më i madh i fëmijëve sot. Bullizimi, apo ndryshe njihet si sjelljet e dëmshme agresive, është një fenomen mbarëbotëror dhe si i tillë është i pranishëm edhe në Kosovë.

Bullizmi është një term psikologjik i kohëve të sotme që do të thotë “kërcënim” dhe tregon fenomenin e sjelljeve të përsëritura, agresive, të dhunshme me karakter psikologjik, fizik, që ju bëhet fëmijëve apo adoleshentëve të pambrojtur të vetmuar, nga një individ ose grup individësh të tjerë të cilët kërkojnë të diskriminojnë, keqtrajtojnë, abuzojnë me bashkëmoshatarët si ata nëpër shkolla .Në kohët e sotme një nga format ku përdoret bullizmi janë fyerjet apo thashethemet në rrjetet sociale apo mesazhet elektronike. Në këtë bisedë në rrjetin social facebook ku bëhet fjalë për tallje me anë të komenteve dëmtuese për ta lënduar bashkëmoshataren e tyre përmes ofendimit dhe përbuzjes së karakterit të saj. Si kjo të shumta janë talljet që u bëhen tjerve. Sipas psikologes Jeta Rexha kjo dukuri fatkeqësisht në përqindjen më të madhe ndodh në ambientet e shkollave në moshën fëminore të nxënësve dhe adoleshëntëve por nuk përjashtohen raste edhe te të rinjtë.

Qytetarë të tjerë thonë se ky fenomen paraqitet edhe në familje dhe se nga këtu duhet të parandalohet.

Por pati edhe prej atyre që mendojnë se viktima të bullizmit shpeshherë janë edhe personat me aftësi të kufizuar.

Bullizmi shkakton mbylljen në vetvete të fëmijës, largimin nga shoqëria dhe mos interesim për jetën. Më e keqja është se ky fenomen cilësohet edhe si shkaktar i vetëvrasjeve tek të rinjët.

Por kjo dukuri mund të parandalohet.

Për këtë fenomen mungojnë studimet dhe për këtë arsye nuk ka statistika konkrete sa i përket personave që janë viktima të bullizmit, por psikologët nga përvoja tregojnë se rastet e tilla po shtohen cdo ditë. Edhe nëse viktima e ka të vështirë ta pranoj është presioni që e ushtrojnë të tjerët që i detyron të marrë këshillim apo vendim me psikologët. Pavarësisht se si vendosni të veproni, këshillohet që së bashku si prind-fëmijë, mësimdhënës-nxënës, apo shok-shoqe të përcaktoni një plan veprimi të përbashkët, për ti bërë ballë ngacmuesit dhe për të përmirësuar situatën./TV Syri Vision/