Gjakova
Shkronjat

Ka vetëm gjashtë muaj që klubi i shahut “Vëllaznimi” ka filluar punën edhe me shkollën e shahut pjesë e së cilës janë bërë vajza dhe djem të grupmoshave të reja nga Gjakova.Përveq kësaj Vëllaznimi tani më është konsoliduar në supërligën e Kosovës në shah dhe në dy vitet e fundit është renditur në mesin e tri ekipeve më të mira.

Edhe pjesa organizative e klubit është në harmoni me të gjitha grupmoshat por perspektiva e Vëllaznimit janë shahistët e rinj.

 

Kjo lojë e lashtë, aq sa edhe e re për nga bukuria, larmia dhe pafundesia e varianteve të saj, zhvillon tek ai që luan shah virtytet më të mira që nevojiten në jëtë, si: vëmendja, përqëndrimi, mosshkurajimi në situata të vështira, aftësia për të marrë shpejt vendime në kushtet e shtrëngesës së kohës, guximi për të rezikuar me qëllim arritjen e fitores.Të veqantë këtë sport e cilësojnë edhe vetë shahistët e rinj.

 

Për të nxjerrë në pah talentë të rinjë Vëllaznimi ka oragnizuar gara në shkolla fillore dhe nga aty ka seleksionuar shahistët më të mirë me të cilët edhe po punohet.

Veteranët e këtij klubi inkurajojnë prindërit që t’i nxisin fëmijët drejt shahut, pasi përfitimet në formimin intelektual dhe atë social janë të mëdha. Pra, ndryshe nga të gjithë sportet e tjerë, që të zhvillojë muskujt e trupit, shahu është një sport që vë në punë muskujt e mendjes..TV Syri Vision/