Gjakova
Shkronjat

Ka më shumë se 15 vite që kjo urë në fshatin Osek Pashë është ndërtuar nga Kfori Italian. Ndërsa vite më parë edhe është rinovuar nga kuvendi komunal i Gjakovës. Por gjendja e saj momentale nuk është e mirë. Kjo për faktin se ajo tashmë është dëmtuar.

Për këtë arsye, banorët e fshatit Osek Pashë ankohen se ura është e pa sigurt për të kaluar dhe sipas tyre kjo paraqet rrezik për të gjithë banorët e kësaj ane.

Dushaj tha se rindërtimi i kësaj ure do të lehtësonte trafikun në qytet dhe do të lidhte më afër fshatrat përreth.

Përveq vështirësisë që kanë mjetet që kalojnë këtu janë edhe nxënësit ata që e frekuentojnë më shpesh këtë urë. Njëri nga transportuesit e nxënësve na tha se cdo ditë e më shumë po i kanosen rrezikut.

Por këtij problemi shumë shpejt do ti vie fundi. Zyrtarja për informim në kuvendin komunal Nita Efendija tha se janë ndërmarrë të gjitha masat për sanimin e kësaj ure dhe punimet priten të fillojnë gjatë këtyre ditëve.

Përveç urës që është në gjendje të tillë, fshati ka probleme të shumta edhe me mbeturina e të cilat i kanë krijuar vetë dhe nuk i kanë kushtuar aspak kujdes ambientit./TV Syri Vision/