Gjakova
Shkronjat

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka pritur sot për vizitë shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova. Gjatë këtij takimi biseduan për projektet e përbashkëta që komuna e Gjakovës ka me Bashkimin Evropian, siç janë objekti i ri i kuvendit komunal dhe Ngrohtorja e re e qytetit. Me këtë rast i pari i komunës tha se Bashkimi Europian është donatori i pakrahasueshëm jo vetëm për Gjakovën po edhe për Kosovën. Projektet e nisura si objekti i ri i komunës dhe ngrohtorja e re do të jenë asete shumë të çmuara për të gjithë qytetarët.

Në anën tjetër ambasadorja Nataliya Apostolova tha se komuna e Gjakovës është komuna me përfitimet më të mëdha nga fondet e BE-së, mbështetje kjo që do të jetë edhe në të ardhmen.Mirëpo sa i përket projektit të ngrohtores së re Apostolova shprehi keqardhjen për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kërkoj të përshpejtoj procedurat për paisjen me dokumente.

“Është kënaqësi e veqantë të jem në Gjakovë. Ky qytet është njëri nga vendet që merr mbështetjen më të madhe nga Bashkimi Evropian. Unë shprehi keqardhje që sot nuk ishim në gjendje të shohim fillimin e punimeve për ngrohtoren me biomasë.Ky projekt i ngrohtores me biomasë është i pari i këtij lloji në Kosovë dhe siç e dini biomasa konsiderohet njëra nga gjërat që ndihmon në mbrojtjen e ambientit dhe siç dihet njëri nga prioritetet kryesore të BE-së është mbrojtja e ambientit dhe kundesi për natyrën.Shpresoj se ministria e ambientit shumë shpejt do ti rregulloj të gjitha procedurat rreth paisjes me dokumente dhe qytetarët e Gjakovës të marrin këtë shërbim jetësor”, tha Apostolova.

Krahas takimit me kryetarin Gjini, ambasadorja Apostolova gjatë ditës ka vizituar edhe dyqanin e rrobaqepësisë dhe punime dore, projekt ky që implementohet nga Rjetri i OJQ-ve të grave “Qeliza” dhe Shtëpia e Sigurt. Ky grant është nga projekti i BE-së “Lëvizim përpara: ngritja e efikasitetit dhe efektivitetit në luftë kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë”. Këto OJQ gëzojnë mbështetje nga projekte të ndryshme të BE-së dhe janë shembull se si duhet të punohet më shumë rreth fuqizimit të gruas dhe femrës në përgjithësi./TV Syri Vision