Gjakova
Shkronjat

Janë gjithsej 1002 familje që përfitojnë asistencë sociale, në Qendrën për Punë Sociale në Gjakovë. Këtë tregojnë statistikat e fundit, të nxjerra nga ky institucion. Dervish Tahiri drejtor i sapozgjedhur I kësaj qendre thotë se numri I të regjistruarve këtu, është zvogëluar dukshëm në kohët e fundit.

Mirëpo sa i përket shërbimeve sociale që ofrohen këtu statistikat dallojnë varësisht nga rastet.

Ani pse ka pak kohë që po e udhëheq këtë institucion Tahiri tha se një kontribut në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive po e japin edhe stafi për të cilin ai u shpreh falënderues.

Përkundër sfidave të shumta qendra për punë sociale vazhdon të kryejë shërbimet në mënyrë profesionale./TV Syri Vision/