Gjakova
Shkronjat

Ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeqare mësusja Merita Kryeziu Beqa. Për të u organizua mbledhje komemorative nga menagjmenti I shkollës fillore “Emin Duraku “ institucion ku e ndjera dha kontribut deri në fund të jetës së saj.

Me këtë rast drejtori i kësaj shkolle tha se jo vetëm familja por edhe mësimdhënësit e në veqanti nxënësit kanë humbur një mësuese e cila ishte e vyeshme dhe shumë profesionale.

Në emër të familjarëve foli mbesa e të ndjerës Edi Gjepa e cila u shpreh krenare për tezen e saj.

Fjalët e mira për veprën dhe jetën nuk I kursenin as kolegët që  e njohën nga afër.

Kujtimet për Meritën i ndau edhe ish drejtori i kësaj shkolle Myrteza Xharra.

Ata që nuk po e përballojnë lehtë humbjen e mësueses Merita janë edhe kolektivi i shkollës të cilët me lot në sy kujtuan mësuesen si një shembull dhe motiv për të arritur atë që dëshiron në jetë.

 

Të gjithë të pranishmit patën mundësinë të shohin copëza kujtimesh përmes një video të përgatitur nga nxënësit dhe stafi i shkollës. Mësimdhënësja Merita dha kontribut në  edukimin e brezave për 40 vite. Ajo pas vetes la bashkëshortin  Sokolin, fëmijët Editen Krenarin dhe Marigonen./TV Syri Vision/