Gjakova
Shkronjat

Abuzimi me substanca narkotike mbetet fenomen shqetësues në vendin tonë.Nga viti në vit është rritur dukshëm numri i përdoruesve  të drogave të ndryshme si heroines, kokainës dhe marihuanës.Shefi i repartit të sëmundjeve të varësisë në spitalin rajonal në Gjakovë, psikiatri Ilir Grezda tha se grumposhat e reja janë ato që abuzojnë më së shumti më këto substanca.

Kushtet e rënda ekonomike, problemet familjare, lënia pas dore e fëmijëve nga ana e prindërve janë disa nga faktorët që shtyejnë të rinjët të bëhen përdorues të drogave.Që nga viti 2012 në këtë repart apkilohet programi me metadon i cili ofrohet pa pagesë,  vetëm nevojitet vullneti i pacientit.

Grezda pati edhe një apel për barnatoret nga të cilat kërkoj që të mos shesin medikamente pa recetë të mjekut sepse shumica prej tyre po abuzohen nga individ të cilët janë të varur nga to.

Statistikat e Policisë së Kosovës tregojnë se vetëm  gjatë periudhës kohore janar-qershor të këtij viti, në Kosovë janë arrestuar 660 persona, pasi janë zënë duke abuzuar me substanca të ndryshme  narkotike. Në të shumtën e rasteve përdoruesit janë persona që vjedhin e që vrasin për të siguruar masën që iu nevojitet e kjo e bënë edhe më të urryer këtë fenomen.Por rreziku më i madh është se përdorimi i tepërt i substancave narkotike qon edhe deri tek vdekja. Ndaj, trajtimi dhe rimëkëmbja ndaj varësisë mund të arrijë rezultate vetëm atëherë kur pacienti është i motivuar për të marrë sërish në duar timonin e jetës së tij./TV Syri Vision/