Gjakova
Shkronjat

Me moton “Ta duam Jetën” qytetarë të komunës së Gjakovës, nxënës të shkollave të mesme, anëtarë të mekanizimit koordinues kundër dhunës në familje, përfaqësuese nga Shtëpia e Sigurt marshuan nga objekti aktual i komunës drejt qendrës së qytetit deri në Çarshinë e Vogël.

Më këtë marsh sensibilizues nisi edhe fushata globale “Gjenerata e barazisë ngritet kundër dhunës seksuale”. Me këtë rast u tha se kjo nismë tregon se jemi për barazi dhe kundër çdo forme të dhunës pa përjashtuar edhe atë seksuale.

Këtij aktiviteti i'u bashkuan edhe OJQ të ndryshme dhe gra asambleiste. Pjesëmarrësit thanë se në vazhdimësi duhet ngritur zërin kundër dhunes  ndaj grave dhe dhunës në familje me qëllim të sensibilizimit dhe edukimit të komunitetit se çdo akt dhune ndaj gruas është krim dhe si i tillë duhet të dënohet dhe parandalohet.

Gjatë 16 ditëve të fushatës kundër dhunës në familje, komuna e Gjakovës do të mbajë aktivitete të ndryshme si konferenca, seanca vetëdijësuese etj./TV Syri Vision/