Gjakova
Shkronjat

Kjo është fabrika e përpunimit të rrjetave me saldim dhe shufrave të hekurit të cilat përdoren në ndërtim. Bëhet fjalë për fabriken RroniFer” e cila ka një përvojë 30 vjeçare si ndërmarrje në pronësi të familjes Kameri e njohur më parë si FER PLAST.

Me kalimin e viteve kjo fabrikë e cila gjendet në Gjakovë ka investuar në teknologji të reja dhe profesionalizmin e punëtorëve me qëllim të rritjes së cilësisë së produkteve të saj, zgjerimit të gamës së produkteve, tregtimin dhe shitjen e këtyre produkteve edhe jashtë vendit. Por themelimi i gjithë kësaj erdhi nga Isa Kameri dhe Hazir Qufaj 30 vite më parë. Në rrethana aspak të lehta të asaj kohe por ishte guximi dhe përkushtimi i tyre i cili bëri që kjo gjë të realizohet.

Me rastin e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të “RroniFer” vëllezërit Labinot dhe Besfort Kameri vendosën që me ceremoni soleme të festojnë bashkë me familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe biznismenë të fushave të ndryshme. I pranishëm në këtë mbrëmje ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardina Gjini i cili e përgëzoj familjen Kameri për kontributin e tyre në avancimin dhe zhvillimin ekonomikjo vetëm në Gjakovë por edhe më gjërë.

Në anën tjetër pronari i “RroniFer” Labinot Kameri tha se vizioni dhe përkushtimi në punë kanë bërë që sot të shënojnë 30 vite me plot sfida e suksese.

Makineria më e vjetër këtu është ajo e vitit 2018, ndërsa më e reja është e këtij viti. Kjo bënë që RroniFer të jetë në hap me kohën dhe tregun.

Kameri pati edhe një mesazh për të gjithë ata që mirren me fushën e biznesit.

Përveq urimeve e falënderimeve në këtë mbrëmje nuk mungoj edhe atmosfera.Me ritmin e zhvillimit të kësaj kompanie është rritur edhe numri i punëtorëve dhe inxhinierëve profesionistë. Me përvojë në prodhim dhe staf të përgatitur “RroniFer “ vazhdon të jetë gjithmonë një hap para nevojave dhe kërkesave të klientëve të saj./TV Syri Vision/