Gjakova
Shkronjat

Nga tërmetet të cilat goditën Shqipërinë në mëngjesin e së martës kanë humbur jetën dhjetëra persona, derisa raportohet për qindra të lënduar. Kjo fatkeqësi natyrore tronditi jo vetëm trojet shqiptare por mbarë botën.

Për shkak të kësaj fatkeqësie natyrore nxënësit e shkollës fillore Yll Morina” në Gjakovë organizuan një marsh në shenjë solidariteti dhe ndezën qirinjë në qendër të qytetit për viktimat e tërmetit. “Një pikë dritë për shpirtrat e tyre" ishte motoja e këtij aktiviteti.

 Nën koordinimin e mësimdhënëseve Jehona Kumnova Dula dhe Aida Stublla ishin gjithësej 100 nxënës të cilët iu bashkuan këtij aktiviteti simbolik./TV Syri Vision/