Gjakova
Shkronjat

Në shenjë kujtimi për viktimat të cilat humbën jetën si pasojë e termeteve që e Goditën Shqipërinë në qendër të qytetit të Gjakovës, konretisht tek përmendorja e Shënjtores Nënë Tereza disa qytetarë ndezën qirinjë.

Ata që u bënë pjesë e këtij aktiviteti simbolik thanë se shprehin solidaritetin dhe dhimbjen me familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi natyrore.

 

Në vendin ku u ndezën qirinjët ishte i vendosur edhe flamuri i kombit shqiptarë.Kujtojmë se kosovarët janë mobilizuar që të mirëpresin familjet e prekura nga tërmeti në shtëpitë e tyre dhe janë mobilizuar për të mbledhur produkte ushqimore dhe veshmbathje./TV Syri Vision/