Gjakova
Shkronjat

Me vendosje të buqetave me lule dhe një minutë heshtje u shënua 28 nëntori në Gjakovë. Kryetari i komunës Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët dhe përfaqësues të OVL-UÇK-së bënë homazhe pranë Lapdarit “Shokët e Lirisë”, në nderim të dëshmorëve dhe martirëve që dhanë etën për liri.

Me këtë rast Gjini u shpreh se po shënojmë festën më të madhe të shqipëtarëve, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditën e flamurit. Por këtë festë e kemi më të zbehur sepse të gjithë shqiptarët kanë dhimbje për tragjedinë si pasojë e tërmetit. 

Duke ndarë dhembjen me motrat e vëllezërit tanë në Shqipëri, pas tërmetit që ndodhi ditë më parë,urojmë që asnjëherë të mos përjetojmë fatkeqësi të tjera u tha me këtë rast./TV Syri Vision/