Gjakova
Shkronjat

Erdhën për një qëllim të përbashkët. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës , Rashit Qalaj, drejtori i drejtorisë rajonale të policisë në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta dhe kryetari i komunës Ardian Gjini bënë prerjen e shiritit të objektit të ri të Policisë Rajonale në Gjakovë.

Me këtë objekt policia rajonale është kompletuar si në aspektin e burimeve njerëzore ashtu edhe  në ofrimin e shërbimeve më të mira të punës si dhe do të ndikojë në rritjen e partneritetit kështu u thanë ceremoninë inauguruese ku të pranishëm ishin përfaqësues të intitucioneve shtetërore dhe klerikë fetarë.

Ky objekt është investim nga qeveria e Kosovës konkretisht ministria e punëve të brendshme në vlerë prej 1 milionë e 111 mijë euro. Sipas drejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës Rashit Qalaj ndërtimi i tij ka tejzgjatur, mirëpo praktika të tilla nuk do të përsëritën më.

Qalaj tha se shërbimi i Policisë së Kosovës duhet të ndodh cdokund  dhe në cdo kohë.

Përveq drejtorisë rajonale këtu do të shërbejë edhe policia kufitare.

Nën anë tjetër kryetari Ardian Gjini tha se puna profesionale dhe ofrimi i shërbimeve cilësore e bëjnë policinë rajonale në Gjakovë të renditet në mesin e drejtorive më të suksesshme të Kosovës.

Ky objekt me sipërfaqe prej 3497 metra katrorë është në përputhje me të gjitha standardet evropiane ku ofron kushte më të mira për punë dhe rezultate më të mira për Policinë e Kosovës. Synimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është që të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe të luftojnë cdo dukuri negative./TV Syri Vision/