Gjakova
Shkronjat

Pas termetit që ndodhi ditë më parë në Shqipëri shumë ndërtesa e shtëpi janë rrënuar e shkatërruar. Si pasojë e kësaj fatkeqësije shumë familje kanë mbetur jasht qative. Të shumta janë ndihmat që janë dërguar nga Kosova. Por solidariteti ndaj këtyre familjeve u tregua edhe në mënyra tjera. Ndërsa në mesin e atyre që u ka dalur në ndihmë familjeve shqiptare është edhe shoqata humanitare bamirëse “Nënë Terezë”  . Pako ushqimore dhe veshmbathje janë  grumbulluar në depon e saj. Përmes kësaj shoqate deri më tani janë 12 familje që janë strehuar.

Gatishmëria dhe solidariteti nuk ka munguar edhe nga diaspora gjakovare. Të shumtë janë edhe ata që kanë ofruar shëtpi apo banes për strehim derisa ende po vazhdojnë të vijnë të tjera familje si  në Gjakovë ashtu edhe në qytete tjera të Kosovës./TV Syri Vision/